Kroacia nuk konkretizon rastet, një Marok solid e bllokon në barazim

Publikuar më: 23/11/2022, ora 13:12
FiPcC2KWYAARZ O 1280x720

Kroacia nuk konkretizon rastet, një Marok solid e bllokon në barazim

Publikuar më: 23/11/2022, ora 13:12

Ndeshja Kroaci-Marok mbyllet me rezultatin 0-0, pas një ndeshjeje me intensitet të lartë, por me pak raste shënimi. Maroku tregoi përballë Kroacisë se është një ekip i organizuar mirë dhe me individualitete.

Pjesa e parë, përtej një goditje dënimi të yllit maroken Hakimi, e grushtuar nga portieri kroat Livakovic, nuk pati raste domethënëse deri në fund.

Ballkanasit patën rastet më të mira, por Maroku tregoi se është ekip i organizuar mirë dhe me individualitete

Pjesa e dytë mundësisht ishte edhe më e shkretë në rastet konkrete për gol, përtej një rasti të rëndësishëm të Perisic dhe Lovren në minutën 51, si dhe rastin e madh për afrikanët, me një goditje me kokë të Mazraoui.