Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Lista Serbe paralajmëron protesta sot në veri të Mitrovicës, Kurti diskuton buxhetin

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 07:51 | Kosova
Lista Serbe paralajmëron protesta sot në veri të Mitrovicës,

Lista Serbe ka paralajmëruar një tubim sot në orën 15:00, në pjesën veriore të Mitrovicës. Kjo është bërë e ditur në një fjalim të jashtëzakonshëm të kësaj partie, pas takimit që kanë pasur të martën në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në ambientet e Listës Serbe në Mitrovicë para gazetarëve u paraqitën kryetari dhe nënkryetari i Listës Serbe, ish-kryetarët e katër komunave në veri, si dhe kryetari i komunës së Zveçanit.

Ata dhanë dorëheqjen pas vendimit të Prishtinës zyrtare, për shkarkimin e shefit të policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili publikisht tha se nuk do të zbatojë vendimet për paralajmërime dhe gjoba ndaj atyre që nuk i riregjistrojnë makinat me targa ilegale në RKS.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të flasë pasditen e sotme rreth orës 17:00, me qytetarët e Mitrovicës për buxhetin e vitit 2023.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani