Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Moti i keq prek edhe juglindjen, problem mungesa e energjisë, sistemet kulluese kanë shmangur përmbytjet

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2022, 10:04 | Aktualitet
Moti i keq prek edhe juglindjen, problem mungesa e energjisë, sistemet

Moti i keq i ditëve të fundit po ndikon edhe në fshatrat e njësive malore të juglindjes së vendit.

Reshje të shumta shiu dhe erërat e forta kanë sjellë probleme të ndryshme, kryesisht me furnizimin me energji elektrike.

Probleme ka pasur në disa fshatra të njësisë administrative Leskovik të bashkisë së Kolonjës, njësia administrative Lekas në bashkinë e Korçës dhe ajo Dardhas në Pogradec.

Probleme me shkëputje të energjisë elektrike ka pasur në një pjesë jo të vogël të fshatrave në zonat malore, por edhe në fushën e Korçës dhe atë të Maliqit. Për shkak të erës së fortë, problemet më të shumta kanë qenë në 5 fshatra të njësisë administrative Libonik të bashkisë së Maliqit, ashtu siç ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike edhe në fshatrat e njësive administrative, Moglicë dhe Gorë.

Situatë e ngjashme edhe në disa fshatra të bashkisë së Devollit, ku OSHEE-së po punon për rikthimin e energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative Leskovik, Lekas dhe Dardhas.

Nga situata e ditëve të fundit nuk raportohen probleme për sa i përket infrastrukturës rrugore, përfshirë edhe fshatrat e zonave malore. Burime zyrtare thanë nuk ka pasur probleme për sa i përket përmbytjeve në fushën e Maliqit, dhe kjo ka ardhur edhe për faktin se i gjithë sistemi kullues dhe ai i hidrovorëve ka punuar normalisht.

https://a2news.com/2022/11/23/nderprerje-energjie-ne-25-fshatra-dhe-rruge-te-pakalueshme-ne-gjirokaster/

A2 CNN Livestream

Dita jonë