Ndahet nga jeta Naim Shala, fotografi i abstraktes në bardhezi

Publikuar më: 23/11/2022, ora 19:27

Ndahet nga jeta Naim Shala, fotografi i abstraktes në bardhezi

Publikuar më: 23/11/2022, ora 19:27

Mes qindra fotografëve shqiptarë dhe jo vetëm nga trojet, por nga e gjithë bota, kjo është fotografia fituese e edicionit të 13 dhe të fundit të Fokus Award.

Mes qindra fotografive më e mira u zgjodh ajo e artistit Naim Shala nga Kosova, një artist që u duartrokit nga të gjithë.

I konsideruar si fotografi i bashkohësisë në imazhet që prezantonte, Shala lë pas një thesar plot art me ikjen e tij fizike dhe shumë mësime për fotografët e rinj që e kanë njohur edhe si një ndër themeluesit e Konkursit të parë të artit fotografik ‘Çmimi Gjon Mili’.

“Fotografitë abstrakte të tij në teknikën bardh e zi të mbizotëruara me vlera grafike e me kontrast të thellë, si dhe cikli i fotografive analoge i krijuar prej tij me aparatin ikonik ‘Holga’. Ka me mbetur thesar i përhershëm i asaj që quhet ‘Fotografia bashkëkohore shqiptare’”, shkroi një nga miqtë e tij më të mirë Fahredin Spahija që lajmëroi botën shqiptare që humbi një artist të imazhit.