Nuk i lanë të vendosin fashën kundër diskriminimit, Gjermania bën protestën e bujshme  

Publikuar më: 23/11/2022, ora 14:35
FiQC h8WAAAQ5OG 1047x720

Nuk i lanë të vendosin fashën kundër diskriminimit, Gjermania bën protestën e bujshme  

Publikuar më: 23/11/2022, ora 14:35

Autoritetet e Katarit kanë paralajmëruar ekipet se nuk do të tolerojnë veshjen e fashës me ngjyrat në mbështetje të komunitetit LGBT, duke detyruar kombëtaret perëndimore të tërhiqen nga një formë proteste kundër gjendjes se diskriminuar të këtij komuniteti në vendin organizator të Botërorit.

Por Gjermania sot pak para fillimit të ndeshjes gjeti mënyrë për të treguar gjithsesi keqardhjen për vendimin e marrë, me një gjest po aq të bujshëm.

Gjatë fotografisë zyrtare në fushë përpara ndeshjes me Japoninë, lojtarët gjermanë vunë të gjithë dorën në dorë, për të treguar censurën e imponuar. Gjesti po bën xhiron e botës, dhe pritet një reagim nga FIFA si dhe nga autoritetet e Katarit.