Qeveria jep 50 milionë lekë për shpenzimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Publikuar më: 23/11/2022, ora 17:12
samiti procesi berlinit 1280x720

Qeveria jep 50 milionë lekë për shpenzimet e Samitit BE-Ballkani Perëndimor

Publikuar më: 23/11/2022, ora 17:12

Samiti një ditor i 6 dhjetorit ndërmjet Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor do t’i kushtojë arkës së shtetit shqiptar 50 milion lekë. Me anë të aktit normativ qeveria ka vendosur që këto para të nxirren nga rezervat e buxhetit të shtetit.

Ky fond do të përdoret për pritjen dhe akomodimin e liderëve të Europës, për ngritjen e infrastrukturës në ambientet e “Air Albania”, ku do të mbahet takimi, si dhe për përgatitjen e konferencës për shtyp në Pallatin e Kongreseve.