Qyteti studenti në rikonstruksion, 150 studentë kërkojnë strehim, bashkia ofron zgjidhjen

Publikuar më: 23/11/2022, ora 17:52
STUDENTET JASHTE GODINAVE frame 0 1 1280x720

Qyteti studenti në rikonstruksion, 150 studentë kërkojnë strehim, bashkia ofron zgjidhjen

Publikuar më: 23/11/2022, ora 17:52

Rikonstruksioni i dy godinave të tjera në Qytetin Studenti rrezikon të lërë pa strehë 150 studentë.  Një përfaqësi e tyre ka protestuar mëngjesin e së mërkurës duke kërkuar zgjidhje nga Bashkia e Tiranës.

Të rinjtë thonë se afati i fundit për largimin nga godinat 14 dhe 4 në Qytetin Studenti, është 30 nëntori, por ende nuk u është ofruar një mundësi tjetër strehimi. Në mbështetje te studenteve ka dalë dhe shoqëria civile. Drejtues të Qëndresës Qytetare akuzojnë drejtuesit e Qytetit Studenti për  heshtje dhe neglizhencë ndaj strehimit të 150 studentëve.

Ndërkohë bashkia e Tiranës e pyetur nga A2 CNN  deklaron se 150 studentët  do të sistemohen në godina të tjera të Qytetit Studenti deri në përfundimin e rikonstruksionit të godinave ku ata jetojnë.