Teknologjia në zgjedhje, Celibashi: Fondet përpara 15 dhjetorit, në të kundërt nuk realizohet

Publikuar më: 23/11/2022, ora 12:31

Teknologjia në zgjedhje, Celibashi: Fondet përpara 15 dhjetorit, në të kundërt nuk realizohet

Publikuar më: 23/11/2022, ora 12:31

Qeveria nuk i ka kthyer ende një përgjigje KQZ-së nëse do të japë fondin shtesë prej 30 milionë Eurosh, që do të mundësonte votimin dhe numërimit elektronik në gjashtë bashkitë më të mëdha në vend, siç ndodh aktualisht me Bashkinë e Vorës.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi si afat të fundit mesin e dhjetorit si kohë në të cilën duhet të nisin procedurat për të implementimin e teknologjisë për vendoret e 14 majit. “Do të donim të dinim nëse është i mundur financimi i zhvillimit të votimi elektronik në këto 6 bashki, maksimumi mesi i muajit që vjen, në të kundërt edhe nëse këto para do të jenë të mundura për t’ia dhënë KQZ procesi i realizimit kërkon kohë që për atë që ngelet nuk është e mjaftueshme. Nuk kam konstatuar shtysë nga partitë politike, ka deklarata sporadike nga përfaqësues të tyre, por nuk ka shtysë të fortë edhe pse ka një lloj interesi. Nuk do të ketë ndryshime të minutës së fundit të kodit zgjedhor, jo nga ato që lidhen me zhvillimet e ardhshme vendore. Ky kuadër rregullator për zgjedhjet vendore do të jetë në fuqi dhe nuk do të ketë ndryshime. Nëse këto ndryshime do të jenë të thella nuk impaktojnë pozitivisht procesin zgjedhor. Nuk do të ndryshojë asgjë. Ne kemi ligjin zgjedhor që garanton proces të lirë e të ndershëm, zbatimi i tij është çështje tjetër”, tha Celibashi.

Vonesa në kuadrin zgjedhor nuk ka vetëm për financimin e teknologjisë, por edhe në ndryshimet ligjore. Sipas Ceibashit, Komisioni i Posaçëm Parlamentar nuk duhet të bëj surpriza të minutës së fundit pasi impaktojnë negativisht procesin. “Duket që nuk do të ketë ndryshime edhe të minutës së fundit të kodit zgjedhor, dhe akoma më shumë jo nga ato që lidhen me zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme vendor. Për ndryshe nëse këto ndryshime janë të thella, natyrshëm që nuk do të imapktojnë pozitivisht në përgatitjen e procesit zgjedhor”.

Sipas kreut të KQZ-së, kuadri ligjor aktual mund të garantojë standardet zgjedhore, por partitë politike duhet t’i zbatojnë ato.