Teuta e “dëshpëruar”, rikthehet sërish për ta shpëtuar tekniku që e shpalli kampione

Publikuar më: 23/11/2022, ora 10:50
edi martini 1280x720

Teuta e “dëshpëruar”, rikthehet sërish për ta shpëtuar tekniku që e shpalli kampione

Publikuar më: 23/11/2022, ora 10:50

Rifillon aventura e Edi Martinit te Teuta. Trajneri që çoi durrsakët në triumfin në Superiore në sezonin 2020/2021, dhe në fitoren e Kupës së Shqipërisë dhe Superkupës, është rikthyer për herë të tretë brenda pak më shumë se një viti kalendarik.

Ndoshta një rekord ky, për 47-vjeçarin shkodran i cili pas një fillimi të dobët të sezonit të kaluar u shkarkua në nëntorin e vitit 2021, për t’u rikthyer vetëm disa javë më vonë.

Një eksperiment që i solli Teutës vetëm 4 humbje, aq sa tekniku i “Djemve të Detit” u shkarkua sërish në janar.

Sot klubi i qytetit bregdetar ka rikthyer në detyrë teknikun, me shpresë që mund t’i rikthehet disi entuziazmi skuadrës që për momentin renditet në vendin e fundit të renditjes.