Van Gaal lë stërvitjen me Holandën dhe fton gruan për një vizitë në hotel

Publikuar më: 23/11/2022, ora 13:24

Van Gaal lë stërvitjen me Holandën dhe fton gruan për një vizitë në hotel

Publikuar më: 23/11/2022, ora 13:24

Louis van Gaal ftoi bashkëshorten e tij në hotelin ku po qëndron me kombëtaren e Holandës, për të kryer marrëdhënie. Në një video të bërë virale në rrjet, të shpërndarë nga media holandeze “De Telegraaf”, trajneri i “Tulipanëve” shihet teksa shkëputet për një moment nga stërvitja e skuadrës dhe shkon të takojë gruan e tij, Truus. “Por mund të vish në hotel. Vetëm në dhomën time. Për të kryer marrëdhënie”, shihet t’i thotë Van Gaal, e më pas kthehet nga kamera duke qeshur.

Trajneri legjendar, i cili njihet për batutat dhe sjelljen e tij të pazakontë, zbuloi muajin e kaluar se bashkëshortja i kishte dhuruar 6 palë mbathje ngjyrë portokalli, si ajo e uniformës së skuadrës holandeze dhe premtoi se do t’i mbante veshur ato gjatë Botërorit, për t’i sjellë fat.

Botërorin e kaluar, Van Gaal, udhëhoqi “Tulipanët” deri në gjysmëfinale dhe shpreson që këtë herë të bëjë më mirë. Pasi zbuloi se ishte kuruar për kancer në prostatë muaj më parë, Van Gaal deklaroi se pas Botërorit do të largohet nga përfaqësuesja dhe me shumë mundësi do ta mbyllë me futbollin.

Përveç Holandës, Van Gaal ka drejtuar disa nga skuadrat më të mëdha të Europës, si Ajax, Barcelona, Bayern dhe Manchester United.