“Akt pabesie në mesnatë”, Berisha akuza Ramës për përmbytjet

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:10
24 NENTOR BERISHA JASHTE PARLAMENTIT frame 21681 1280x720

“Akt pabesie në mesnatë”, Berisha akuza Ramës për përmbytjet

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:10

Jashtë parlamentit Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Rama se ka kryer një vepër kriminale, duke hapur portat e Komanit dhe Vaut të Dejës, pa njoftuar autoritetet vendore dhe duke përmbytur Shkodrën e Nënshkodrën. Sipas Berishës, edhe pse u paralajmëruan nga Instituti i Gjeoshkencës, nuk u prodhua energji për ditë të tëra. Ai akuzoi dyshen Rama-Balluku se  kanë importuar energji me 220 euro megavatin.

Në interpelancë, po flet autori i vërtetë i dramës që përjetoi Shkodra e Nënshkodra, po flet njeriu që në pabesi në mesnatë pa informuar asnjë njeri, sipas ligjit autoritete vendore, hapi të gjitha tunelet e portat e Komanit e Vaut të Dejës dhe krijoi një dallgë përmbyllëse që nuk e kishte parë ndonjëherë Shkodra e Nënshkodra që nxori nga themelet urën e vjetër të Bahçallëkut monument kulture, përmbyti 600 banesa e 2500 ha tokë. Ky akt i mosnjoftmit vepër e mirëfilltë kriminale kishte dy qëllime kryesore që përmbytjen ta faturonte jo hapjes së digës e kaskadës që bëhet përgjegjëse për dëmshpërblimin e banorëve dhe të fshihte faktin se nuk prodhoi për ditë të tëra energji, duke lejuar rritjen e lartësisë së ujit në Koman që është liqen me kapacitet të kufizuar dhe mbushet e  stërmbushet, brenda një kohe të shkurtër. I paralajmëruar nga institutit i Gjeoshkencës, 7 ditë përpara për reshjet që do të vërshonin në Alpe dhe këto nuk e penguan dyshen Balluku-Rama për të importuar me 220 euro megavatin. Pasi kreu këtë akt, në vend që të kërkonte ndjesë dhe të premtonte se do të dëmshpërblente dëmet. Të mbjellat nën ujë shkatërrohen dhe ato kanë qenë kryesisht grurë. Përmbytja e të gjitha silazheve, ajo është zonë me potencial të lartë”.

Berisha deklaroi se ka çuar në Kuvend një amendament për krijimin e një fondi rezervë për përmbytjet.

“I shkatërroi ekonominë me akt pabesie në mesnatë. E dënoj aktin e përmbytjes së qytetarëve, kërkoi dëmshpërblimin e tyre nga ata që dhanë urdhër, ka kryer krim, ka zbatuar një urdhër duke mos njoftuar autoritete vendore. Kemi sjellë amendament për krijimin e fondit rezervë për përmbytjet. Në Shqipëri përmbytjet nuk janë të rralla, por përmbytjet e paralajmëruar janë të domosdoshme të merren masa dhe të dëmshpërblehen kur ndodhin për shkaqe të digave dhe të tjera. Ligji shqiptar e detyron”.