Aktorja e “Dirty Dancing” transformohet për filmin e ri

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:48

Aktorja e “Dirty Dancing” transformohet për filmin e ri

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:48

Për Jennifer Grey nuk është më koha për “Dirty Dancing”. Ylli 62-vjeçar i filmit kult me ​​Patrick Swayze i vitit 1987 u shfaq në rrjetet sociale me një pamje krejtësisht të re që nuk njihet. Me flokë biondë voluminoze, aktorja u transformua për të hyrë në rolin e saj të ri: “Më quani Gwen”, ka shkruar ajo në Instagram.

Grey do të luajë Gwen Shamblin, gurunë amerikane, themeluese të programit të dietës së krishterë “The Weigh Down Workshop” që vdiq në moshën 66-vjeçare vitin e kaluar kur avioni i saj u rrëzua në një liqen, në një dokumentar të ri, “Starving For Salvation”.

Filmi do të tregojë historinë e kësaj “gruaje të shenjtë” të diskutueshme, suksesin e arritur me programin e saj dietik të frymëzuar nga krishtërimi dhe kisha e saj Remnant Fellowship, themeluar në vitin 1999 në Tenesi.

“Starving For Salvation” pason publikimin e vitit 2021 të dokumentarit të HBO Max “The Way Down: God, Greed and the Cult of Gwen Shamblin”, nga regjisorja fituese e çmimit Emmy Marina Zenovich, e cila tregon, përmes dëshmive të të mbijetuarve të kishës disa detaje të papërshtatshme të dietave që ndoqën dhe shpëlarjes së trurit me të cilin u përballën.

Në vitin 1986, Gwen Shamblin themeloi Workshopin Weigh Down, një program i krishterë për humbje peshe që në thelb u kërkoi anëtarëve të tij të zëvendësonin Zotin me ushqim dhe u përhap  në shumë kisha anembanë vendit dhe madje edhe jashtë saj. Megjithatë, gjatë viteve, kisha e Gwen dhe vetë guruja janë përfshirë në polemika në lidhje me metodën e tyre.

Një tregti e pasur, bluza, kapele dhe shumë libra kontribuan gjithashtu në suksesin e jashtëzakonshëm të Weigh Down Workshop-it të frymëzuar nga e krishtera, duke përfshirë biblën e vërtetë të dietës, Weigh Down Workshop Diet botuar në 1997, e cila shiti më shumë se 1.2 milionë kopje.

Mesazhi kryesor i Gwen është se dashuria për ushqimin duhet të transferohet në dashurinë e Zotit, kjo ju lejon të shkurtoni porcionet e ushqimit përgjysmë dhe të hani vetëm kur jeni të uritur.

Ndër akuzat që kishin goditur autoren dhe mësuesen e dietës ishte se kisha e saj mbështeste disiplinën fizike të fëmijëve, siç kishin deklaruar shumë ish-ndjekës. “Mënyra për t’i stërvitur fëmijët e tu është t’i godasësh derisa të qajnë. Dy anëtarë të kishës, Joseph dhe Sonya Smith, u dënuan për vrasje në vitin 2003 në vdekjen e djalit të tyre 8-vjeçar, Josef, i cili “vdiq nga goditjet në kokë”.