Bllokuan Neymar-in, por jo Richarlison, Brazili mposht pastër Serbinë

Publikuar më: 24/11/2022, ora 22:00

Bllokuan Neymar-in, por jo Richarlison, Brazili mposht pastër Serbinë

Publikuar më: 24/11/2022, ora 22:00

Serbia ka rezistuar vetëm 62 minuta ndaj Brazilit, ndërsa më pas ishte momenti i Richarlison, i cili shkëlqeu me dy gola.

Pa goditur asnjëherë portën në 98 minuta të luajtura në Katar, Serbia nuk mundi të bëjë asgjë ndaj Brazilit që e dominoi takimin nga fillimi deri në fund.

Në minutën e 62, Vinicius i rrëmbeu një top Neymar dhe goditi bukur, por topi u ndal nga portieri e më pas Richarlison e dërgoi në rrjetë.

Vetëm 11 minuta më pas, sulmuesi i Tottenham realizoi edhe një kryevepër, një gol i cili deri tani mund të konsiderohet si më i bukuri i këtij botërori.

Me këtë fitore, Brazili merr kreun e grupit ku bën pjesë edhe Zvicra me Kamerunin.