Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dakordësia për targat, a do rikthejë presidenca çeke propozimin për vizat e Kosovës?

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 17:26 | Kosova
Dakordësia për targat, a do rikthejë presidenca çeke

Dakordësia e arritur për çështjen e targave duket se do të rishikojë vendimin e fundit të BE për çështjen e vizave të Kosovës.

Mediat kosovarë bëjnë me dije se presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka konfirmuar se do të kthejë në agjendë propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Zëdhënësja Eva Hrncirova shprehet se kjo çështje do të jetë në agjendë të takimeve gjatë javëve në vijim, por pa dhënë një datë të saktë.

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian hoqi më herët nga agjenda e takimit të djeshëm të ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së, propozimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili parasheh lëvizjen e lirë jo më larg se data 1 janar e vitit 2024.

A2 CNN Livestream

Dita jonë