De Bruyne u “rebelohet”… lavdërimeve: Mora çmimin MVP, por nuk e meritoj

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:32
de bruyne 1280x720

De Bruyne u “rebelohet”… lavdërimeve: Mora çmimin MVP, por nuk e meritoj

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:32

Belgjika fitoi 1-0 ndaj Kanadasë në një ndeshje ku rezultati nuk tregoi vërtet ekuilibrat në fushë, ku amerikano-veriorët dominuan pjesën më të madhe të ndeshjes, dhe ku patën disa episode në disfavor.

Protagonistë të ndeshjes, në kampin belg spikatën autori i golit Batshuayi dhe portieri Courtois, por trofeun e FIFA e mori lojtari më i njohur Kevin De Bruyne.

Mesfushori gjenial i Manchester City është edhe një person me karakter, që nuk tundohet ndaj lavdërimeve, ndoshta të pamerituara.

Kështu që në momentin e marrjes së çmimit, pas ndeshjes, ai vetë deklaroi se nuk ishte ky vendimi i duhur. “Nuk kam luajtur mirë, nuk e di pse më kanë dhënë çmimin, ndoshta se më njohin si emër. Nuk kemi luajtur mirë si ekip, veçanërisht në pjesën e dytë, nuk dilnim dot nga presioni i tyre, por arritëm të gjenim mënyrën për të fituar” deklaroi 31-vjeçari.