Kurti qëllohet me qershi, Partia Socialdemokrate proteston

Publikuar më: 24/11/2022, ora 23:51

Kurti qëllohet me qershi, Partia Socialdemokrate proteston

Publikuar më: 24/11/2022, ora 23:51

Anëtarë të Partisë Socialdemokrate kanë qëlluar me qershi Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në shenjë proteste kundër firmosjes së marrëveshjes në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Kryeministri po i përdor diskutimet me qytetarë si platformë për t’i ikur temës kryesore, koncesionit. Ai është i interesuar që tema e mbrëmshme të harrohet sa më shpejt sepse prapa pranimit të djeshëm për çështjen minore, si puna e targave, fshihej çështja madhore, pranimi i Asociacionit.

Ato data e afate ishin për ta ushqyer imazhin prej rezistenti, i cili i dështoi. Kryeministri i hëngri fjalët e tij. Secilën. Bash sikur fabula me qershi. E dëmin po e hajnë qytetarët e vendit, pa dallim. z. Kryeministër, qershizat janë veç për juve”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga PSD.