Lajçak falënderon kryenegociatorët dhe SHBA-në për arritjen e marrëveshjes

Publikuar më: 24/11/2022, ora 08:02
lajcak 1280x720

Lajçak falënderon kryenegociatorët dhe SHBA-në për arritjen e marrëveshjes

Publikuar më: 24/11/2022, ora 08:02

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka falënderuar Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq, pas arritjes së marrëveshjes për targat.

Në një shkrim në Twitter, Lajçak tha se të dy kryenegociatorët, kanë treguar angazhim konstruktiv në Bruksel. Ai shprehu mirënjohje për diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në dialog.

“Falënderimet e mia sonte shkojnë në Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq për angazhimin e tyre konstruktiv sot. Dhe një falënderim të madh për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe diplomacinë amerikane për mbështetjen e vazhdueshme në procesin e dialogut”, tha Lajçak.