Marrëveshja për targat dhe pikat e saj, Visar Ymeri: “Zajednica” duket se po kalon

Publikuar më: 24/11/2022, ora 20:35

Marrëveshja për targat dhe pikat e saj, Visar Ymeri: “Zajednica” duket se po kalon

Publikuar më: 24/11/2022, ora 20:35

Analisti Visar Ymeri ishte i ftuar në emisionin Debat në A2 CNN ku u fol për marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Për Ymerin, të dy palët pretendojnë se kanë arritur fitore të vogla nga kjo marrëveshje, por sipas tij duhet parë me vëmendje pika që kërkon zbatimin e marrëveshjeve të së kaluarës, çka nënkupton dhe krijimin e asociacionit të komunave serbe.

“Diskutimet për planin franko gjerman nuk kanë për të qenë të lehta. Edhe pala serbe do të ketë vërejtje për këtë plan. Insistimi për të intensifikuar dialogun ka ardhur kryesisht nga perëndimi. Teksti që është dakorduar dje ka disa pika pozitive për Kosovën. Një fjali thotë që marrëveshjet e së kaluarës do të zbatohen. Tash po duket se Zajednica po kalon”, tha Visar Ymeri.

Gjithashtu, analisti komentoi dhe rezistencën e qeverisë së Kosovës për të arritur marrëveshjen, e cila sipas tij u bë që të tërhiqte vëmendjen e Brukselit për të intensifikuar takimet bazuar në planin franko-gjerman.

“Kemi pasur disa kërkesa nga ndërkombëtarët për të shtyrë afatin dhe kryeministri ka qenë kundër, deri ditën e djeshme. Një prej gjërave që është thënë dje nga Vetëvendosje ka qenë që përmes rezistencës së qeverisë, është arritur që Brukseli ta marrë më seriozisht dhe u zotua për të intensifikuar takime sipas planit franko-gjerman. Dhe sipas kësaj narrative rezistenca ka qenë e domosdoshme e cila ka shkaktuar probleme në Kosovë. Në negociatat të gjithë duan të arrijnë disa fitore dhe në bazë të tyre hartojnë strategjinë”, përfundoi Ymeri.