Marrëveshja për targat, Hoxha: SHBA nuk donte provokime ndaj Serbisë, di diçka më shumë se Kurti

Publikuar më: 24/11/2022, ora 15:23

Marrëveshja për targat, Hoxha: SHBA nuk donte provokime ndaj Serbisë, di diçka më shumë se Kurti

Publikuar më: 24/11/2022, ora 15:23

Analisti Ylli Hoxha e quajti “përpjekje inteligjente” ata që Albin Kurti ka bërë gjatë muajve të fundit, për të shndërruar një temë sekondare në një produkt në negociatat me Serbinë.

“Duke përdorur çështjen e targave është përpjekur të bëjë dy gjëra. Së pari, të sfidoj afatet kohore të cilat ishin vendosur në procesion negociator, pra të ketë një instrument të vetin për sa shpejt do të zhvillohen këto procedura dhe çfarë ndodh nëse nuk arrihen rezultate. Dhe e dyta të prishë statusquo-në që mbizotëron në veri për më shumë se 20 vite, duke përdorur një çështje që duket navie, por që implementimi i saj nuk është naiv, sepse implementimi i saj do të detyronte forcë policore në veri dhe do të detyronte një reagim serb”, tha Hoxha.

Sipas tij, Kurti ka bërë përpjekje maksimale për të faktorizuar veten, por në fund rezultoi i pasuksesshëm pasi u përball me një presion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar. “Kosova nuk mund të ecë nëse ka rezistencë nga SHBA dhe Gjermania, Franca e Britania e Madhe. Një negociator i aftë arrin të kapë limitet e durueshmërisë së tyre, por në fund je i detyruar të respektosh kërkesat sidomos që kanë të bëjnë me çështjen e sigurisë. Duket që SHBA-ja ka qenë tepër e shqetësuar që Kosova të mos bëjë asnjë provokim, sepse si duket kanë pasur më shumë informata se sa vetë Kurti dhe populli”.