Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

"Mos bëni viktimën kot", sherr në seancë, Berisha bllokon foltoren

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 10:31 | Politikë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bllokoi foltoren e Kuvendit, së bashku me deputetë të tjerë të partisë së tij, pasi Taulant Balla propozoi të votohej për të vijuar debatin për Portin e Durrësit.

Pavarësisht kësaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nuk pranoi t’i jepte fjalën për replikë Berishës.

“Mos bëni viktimën kot, nuk ka asnjë shans që ta bëni këtë. U dhanë argumentet pro dhe kundër e tani do të vazhdojmë me seancën plenare. Nuk mund ta merrni peng seancën”, tha Nikolla.

Ndërkohë, fjalën e tij, ashtu siç bëri herën e kaluar, Sali Berisha e vijoi në Facebook.

https://www.youtube.com/watch?v=PGo2qLoyx3I

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani