“Opozita u ble me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit”, Berisha-Alibeajt: Çdo kandidat që del është në emër të Ramës

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:05
berisha 41 1280x720

“Opozita u ble me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit”, Berisha-Alibeajt: Çdo kandidat që del është në emër të Ramës

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:05

Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Enkelejd Alibeaj, i cili zbuloi një ditë më parë në studion e Debatit në A2 CNN, se javën e ardhshme do të prezantohen kandidatët për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 majit. Sipas Berishës, çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës.

“Çdo kandidat që del është në emër të Edi Ramës, kjo është shumë e qartë. Ne e kemi përcaktuar Ramën armikun numër një të PD-së si njeriu që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, dhe do të marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto. PD-ja është në të drejtën kushtetuese për të qenë e pavarur. Kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë pozitë-opozitë si persona hajdutë të pamëshirë, klani Rama me klanin Basha. Ai që ishte administratori i simfonisë së Ramës dhe Bashës, i kunatit apo bashkëshortes së Bashës. Opozita u ble me marrëveshjen mafioze të portit të Durrësit. Drejtësia kontrollohet nga Rama po ne jemi opozitë serioze, ne nuk mund të sillemi si opozitë parashtetërore, do të përdorim çdo mjet për të mbrojtur pronën publike të qytetarëve shqiptarë. Aty po vidhen 200 metër katror që ka kaluar nga hekurudha te qendra e Durrësit që është e klanit Rama-Alabar se Emar i shiti 100% aksionet. Mbi 60% janë me aksionerë të panjohur”.