Paulo Coelho, shkrimtari që e sheh botën pa kufij, librat e tij janë përkthyer në gati 70 gjuhë

Publikuar më: 24/11/2022, ora 07:15

Paulo Coelho, shkrimtari që e sheh botën pa kufij, librat e tij janë përkthyer në gati 70 gjuhë

Publikuar më: 24/11/2022, ora 07:15

Librat e tij janë përkthyer në pothuajse 70 gjuhë dhe janë botuar në 150 vende. Romani më i famshëm i Coelhos, “Alkimisti”, tashmë ka fituar statusin e një klasiku modern, i shitur në 60 milionë kopje, i përkthyer në 67 gjuhë, duke u bërë kështu libri më i shitur në historinë e Brazilit, prandaj u përfshi në Librin e Rekordeve Guinness.

Suksesi i shkrimtarit brazilian është një fenomen i kulturës masive. Romanet e tij lexohen si nga të rinjtë dhe të moshuarit. Coelho thotë se i pëlqen fakti që historitë e tij i bashkojnë njerëzit. Sekreti i suksesit të shkrimtarit brazilian qëndron në faktin, se ai nuk kishte frikë të realizonte ëndrrën e tij të fëmijërisë: të bëhej shkrimtar.