Porti i Durrësit, Rama: Motor ekonomik për vendin

Publikuar më: 24/11/2022, ora 13:11
rama 3 1280x720

Porti i Durrësit, Rama: Motor ekonomik për vendin

Publikuar më: 24/11/2022, ora 13:11

Kryeministri Edi Rama mbrojti në Kuvend projektin e Portit të Durrësit, duke e konsideruar “një motor ekonomik” për Prodhimin e Brendshëm Bruto dhe shprehu krenari për kontratën që ka ardhur në Kuvend.

“Do të jetë një motor ekonomik me një kontribut 8 miliardë euro në PBB, ndërkohë që do të ngrejë peshë vlerën e Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, vlerën e gjithë hoteleve në bregdetin e Durrësit”, tha Rama.

“Është garantuar imuniteti i pronës publike nga çdo lloj mundësie hipotetike cenimi. Kontrata parashikon se në rast mosbzatimi nga investitori, shkohet deri në marrjen e gjithçkaje që ai ka bërë deri atëherë. Këto janë vetëm disa nga detajet e panumërta të një kontrate për të cilën jemi krenarë që ia sjellim këtij Kuvendi. Do të kemi rast dhe kohë fatmirësisht pa limit që t’i përballim dokrrat e hinit, siç i ka quajtur Gjergj Fishta. Çfarë sysh do hapni ju, nuk ju lë mallkimi që keni mision. Ju më dini si veten dhe nuk ju vë faj, edhe pse e kam të vështirë të gjej paqen, nuk ju vë faj”, deklaroi Rama.