Portugalia vuan, por fiton me Ganën, Ronaldo shënon mes polemikave

Publikuar më: 24/11/2022, ora 18:57

Portugalia vuan, por fiton me Ganën, Ronaldo shënon mes polemikave

Publikuar më: 24/11/2022, ora 18:57

Portugalia, një nga kombëtaret e konsideruara si favorite në kampionatin botëror të Katarit, ka marrë 3 pikët e para duke mposhtur Ganën 3-2 jo pa vështirësi.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa në 45 minutat e dyta u realizuan 5 gola. Fillimisht, Portugalia kaloi në avantazh me anë të një 11-metërshi të kthyer në gol nga Cristiano Ronaldo.

Vendimi tejet i diskutueshëm i gjyqtarit të ndeshjes u kundërshtua ashpër nga lojtarët e Ganës, por ai u tregua i vendosur, duke mos e parë as në VAR këtë rast. Gana reagoi me Ayeë që barazoi shifrat në minutën e 73-të, por festa e tyre zgjati shumë pak. 5 minuta më pas, Joao Felix riktheu Portugalinë në avantazh, ndërsa në minutën e 80 Leao shënoi edhe golin e tretë. Në minutën e fundit të kohës së rregullt, Bukari shënoi edhe golin e dytë për Ganën, por pa mundur që kombëtarja afrikane të dilte me pikë nga ky takim.