Provat para Botërorit, Calja përsërit rezultatin e medaljes së artë para një viti

Publikuar më: 24/11/2022, ora 14:37

Provat para Botërorit, Calja përsërit rezultatin e medaljes së artë para një viti

Publikuar më: 24/11/2022, ora 14:37

Pasi u shpall Kampion Bote në shkëputje dhe nën kampion në shtytje dhe dygarësh në Uzbekistan, Briken Calja kërkon një tjetër sukses, por këtë herë në Botërorin e Kolumbisë.

Edhe pse shtangisti vjen nga një dëmtim serioz, në testin zyrtar para eventin barazoi rekordin me të cilin i solli Shqipërisë medaljen e artë historike.

“Jam fiks në rezultatet e një viti më parë, me ato kile jam shpallur edhe kampion bote. Shpresoj dhe besoj të jem ende në top 5, pse jo edhe kampion bote”, thotë Calja.

Edhe trajneri Gerald Toska tha së pavarësisht shumë vështirësive Calja është gati. “Me këto kile, shpresojmë të jemi lart sërish”.

Presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli shprehu mbështetjen e tij maksimale për të gjithë skuadrën kuqezi. Briken Calja do të konkurrojë në peshën 73 kg dhe gara e tij e parë është më 9 dhjetor në Kolumbi.