Rama: Nuk shpallet emergjenca për 30 banesa që nuk kanë më prezencë uji

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:13
rama 2 1280x720

Rama: Nuk shpallet emergjenca për 30 banesa që nuk kanë më prezencë uji

Publikuar më: 24/11/2022, ora 12:13

Kryeministri Edi Rama, gjatë replikës së tij me deputetin e Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, deklaroi se gjendja e emergjencës natyrore nuk mund të shpallet në Shkodër, pasi banesat që kishin prezencë uji, tani nuk kanë më.

“Mund të nxirrni këtu banorë sa të doni, të cilëve u keni nxjerrë kamerën përpara. Me kamera mund të bëhet një luftë e tërë. Çështja është te faktet dhe po të përsëris faktet nga Bashkia e Shkodrës, jo nga Partia Socialiste. Për çfarë ta shpallim emergjencën natyrore? Për 30 banesa që kishin prezencë uji dhe që nuk e kanë më? Uji ka nisur të tërhiqet tani. Falë asaj që kemi bërë ne, megjithëse Shkodra është pika më e dobët, kemi pastruar mijëra kilometra kanale kulluese që ishin të bllokuara; sot kemi një strukturë që ngrihet me sustë në këmbë, nuk shkon me shapka dhe me varka teneqeje, siç bënte në vitin 2010”, tha Rama në replikë me Ferdinand Xhaferaj.

“Ju të hiqni mendjen. Me ju është të kesh dy, një ta mbash e një ta çash”, shtoi Rama, drejtuar deputetëve të opozitës.