Rama refuzon sulmet ndaj Albin Kurti: U soll si kryeministër

Publikuar më: 24/11/2022, ora 22:25
Kurti Rama 1024x576

Rama refuzon sulmet ndaj Albin Kurti: U soll si kryeministër

Publikuar më: 24/11/2022, ora 22:25

Kryeministri Edi Rama reagoi pas akuzave të ditëve të fundit ndaj homologut Albin Kurti, për shkak të marrëveshjes së arritur në Bruksel për çështjen e targave.

Sipas Ramës, Kurti u soll si kryeministër dhe nuk mund të reagonte sikur të ishte në burg.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg”, u shpreh Rama.