Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Risia e “Katar 2022”, çfarë është zotërimi i diskutueshëm i topit?

Nga A2 CNN
24 Nëntor 2022, 13:01 | Futboll
Risia e “Katar 2022”, çfarë është

Kupa e Botës në Katar ka qenë një revolucion i vërtetë në futboll. Kjo është hera e parë që 32 skuadrat që garojnë në këtë turne luajnë në muajt nëntor dhe dhjetor. Kjo, për shkak të temperaturave të larta në vendin e Lindjes së Mesme gjatë verës, gjë që e bën të pamundur zhvillimin e turneut në këtë periudhë të vitit.

Por, risi mund të gjenden në të gjitha fushat, edhe në atë të statistikave. Ky aspekt është transformuar, duke arritur një shkallë të rëndësisë që ishte e paimagjinueshme në dekadat e fundit. FIFA ka prezantuar përmirësime të ndryshme për të rritur këtë element dhe një nga këto përmirësime është “zotërimi i diskutueshëm i topit”.

Sipas FIFA-s, ideja është të “optimizojë përqindjen e zotërimit të topit që shfaqet normalisht në transmetimet televizive”. Kjo vlerë krijohet nga situata të caktuara në ndeshje: për shembull, kur dy lojtarë po luftojnë për një top të lartë ose kur një mbrojtës intercepton një pasim, por topi i shpëton dhe mbetet i lirë. Prandaj vjen edhe fjala “i diskutueshëm”.

Lidhur me këtë metrikë të re, FIFA ka specifikuar mënyrën e llogaritjes së këtyre të dhënave, e cila tani e tutje do të merret edhe në konsideratë. Organizata e ka menduar këtë aspekt dhe e ka bërë shumë të qartë, si mënyrën e llogaritjes së tij, ashtu edhe situatat në të cilat duhet të zbatohet.

“Ky parametër mat përqindjen dhe kohën totale të posedimit të topit, si dhe minutat në të cilat loja është ndërprerë. Brenda posedimit të topit, mund të dallohen tre situatat e përmendura: 1) zotërim nga ekipi A; 2) zotërim nga ekipi B; 3) në diskutim (topi është në lojë, por asnjëra skuadër nuk e zotëron atë).
Për qëllime të llogaritjes, merret parasysh një situatë e katërt: 4) loja e ndërprerë”, lexohet në rregulloren e FIFA-s.

A2 CNN Livestream

Dita jonë