Theu nofullën dhe shumë fraktura në fytyrë, Mbreti i paguan trajtimin në Gjermani

Publikuar më: 24/11/2022, ora 15:17

Theu nofullën dhe shumë fraktura në fytyrë, Mbreti i paguan trajtimin në Gjermani

Publikuar më: 24/11/2022, ora 15:17

Yasser Al Shahrani, mbrojtësi i Arabisë Saudite që pësoi një dëmtim të rëndë në fitoren ndaj Argjentinës, pasi u përplas dhunshëm me portierin e tij, ka pësuar thyerje të nofullës dhe disa fraktura në fytyrë.

Futbollisti është dërguar menjëherë në Gjermani, ku po mjekohet edhe për një hemorragji të brendshme.

Sipas mediave arabe, për kurimin e tij do të paguajë personalisht Mbreti i Arabisë Saudite, Mohamed bin Salman. Gjithashtu, Mbreti ka paguar për transportin e lojtarit në Gjermani dhe operacionin për rikonstruksionin e fytyrës.