Zvicra mposht Kamerunin, afrikanëve i shënon kundër… bashkatdhetari

Publikuar më: 24/11/2022, ora 13:10
embolo 1280x720

Zvicra mposht Kamerunin, afrikanëve i shënon kundër… bashkatdhetari

Publikuar më: 24/11/2022, ora 13:10

Zvicra siguroi tre pikët e para në Botërorin Katar 2022 pas fitores me rezultatin minimal 1-0 ndaj Kamerunit.

Ndryshe nga çfarë pritej, ndeshja u tregua e ekuilibruar dhe me pak emocione, dhe u zhbllokua nga ekipi i kapitenit Granit Xhaka falë një aksioni të bukur të finalizuar nga Breel Embolo.

Ishte një moment i veçantë dhe shumë prekës për sulmuesin e ri, që ka lindur 25 vjet më parë pikërisht në kryeqytetin e Kamerunit Yaonde, para se të transferohej në moshën 5-vjeçare fillimisht në Francë dhe më pas në Zvicër, nga ku mori edhe nënshtetësinë në vitin 2014.

Tre pikë të rëndësishme për ekipin e udhëhequr nga Granit Xhaka

Jo më kot, goli i tij i parë në Botëror nuk u festua ashtu siç shpreson çdo futbollist nga fëmijëria, madje shokët e ekipit e kuptuan situatën e pazakontë dhe pothuajse e ngushëlluan atë.