10 rregulla për të qenë të lumtur në punë

Publikuar më: 25/11/2022, ora 13:34
pune pc 1280x720

10 rregulla për të qenë të lumtur në punë

Publikuar më: 25/11/2022, ora 13:34

Ne kalojmë më shumë orë me kolegët tanë çdo ditë sesa me miqtë dhe familjen. Dhe për t’u ndjerë mirë në punë nevojitet shumë pak; një mjedis i qetë dhe ndjenja e të qenit pjesë e një ekipi.

Si arrihet kjo? Duke filluar të jemi kolegu/shefi/vartësi/bashkëpunëtori që do të donim të kishim pranë dhe duke promovuar, me disa gjeste të vogla, një zinxhir mirësish që do të shihni se do të japë fryte më shpejt se sa mund të shpresoni.

Mirësia është një gjest i lirë, por revolucionar dhe ndihmon për të fituar mirëqenie dhe për të ndërtuar marrëdhënie, si në jetën private ashtu edhe në punë.

Nuk është rastësi që sipas një sondazhi të InfoJobs, platforma e kërkimit të punës në internet, zbuloi se mirësia duhet të jetë pjesë e “soft skill” për t’u përfshirë në një CV, si dhe të jetë vendimtare në fazën e përzgjedhjes.

Sipas 96% të të intervistuarve, mirësia gjithashtu mund të rrisë produktivitetin. Kur një shef është i sjellshëm, krijohet një klimë më e qetë , e cila u lejon njerëzve të përfitojnë sa më shumë prej saj, të cilët ndihen më të motivuar dhe më të përgjegjshëm. Nxitja e shpirtit të ekipit dhe bashkëpunimit, shfaqja e vullnetit për të shpërblyer rezultatet dhe mos zhvendosja e fajit në rast dështimesh, si dhe aftësia për të dëgjuar nevojat e ekipit janë elementë fitues për udhëheqje të suksesshme.

Kjo është arsyeja pse me rastin e Ditës Botërore të Mirësisë 2022, InfoJobs krijoi një manifest “Mirësjellja në punë: Mision i Mundur” me 10 këshilla për të arritur qëllimet tona, për t’u bërë më produktivë, për të punuar në një mjedis mbështetës dhe për të marrë falënderimin e shumëpritur.

10 rregulla për t’u ndjerë mirë në punë

1. Përshëndetni kur hyni ose dilni nga vendi juaj i punës. Pyesni “si jeni?” dhe dëgjoni përgjigjen

2. Ndihmoni një koleg: më pak konkurrencë dhe më shumë bashkëpunim = punë më e mirë

3. Ofroni një buzëqeshje, por nëse doni edhe një kafe

4. Vendoseni veten në vendin e kolegut tuaj për 5 minuta (kjo vlen edhe për një klient, një punonjës, një epror). Do të zbuloni se ai është një qenie njerëzore, edhe nëse ndonjëherë nuk ju duket kështu

5. Numëroni deri në 10 përpara se të flisni kur situata është e tensionuar. Flisni mirë, komunikoni më mirë

6. Kërkoni zgjidhjen dhe jo faljen apo kokën turkun

7. Festoni arritjet tuaja dhe të të tjerëve. Ne punojmë më mirë kur meritat tona njihen

8. Vendosni një tavan për ankesat ditore: 10 minuta? 15 minuta? Pjesën tjetër të kohës, përdoreni më mirë!

9. Përdorni fjalët: “të lutem”, “më fal” dhe “faleminderit” në punë. Për një mjedis pune të këndshëm përdorni fjalë të mira

10. Tregoni një talent për ata që punojnë me ose për ju. Pse të vini në dukje vetëm të metat? Dhe nëse vërtet duhet ta bëni, kritikoni idenë ose projektin dhe jo personin.