Bum nga Spanja dhe Anglia, rekord me 1 milionë turistë shtesë në 10 muaj

Publikuar më: 25/11/2022, ora 16:59

Bum nga Spanja dhe Anglia, rekord me 1 milionë turistë shtesë në 10 muaj

Publikuar më: 25/11/2022, ora 16:59

Një milion vizitorë të huaj më shumë se në vitin e mëparshëm më të mirë për turizmin në Shqipëri. Është ky bilanci për 10 muajt e parë të vitit që bën Instituti i Statistikave.

Hyrjet e shtetasve të huaj për periudhën Janar-Tetor 2022 llogariten në 6.79 milionë, nga 5.1 milionë vitin e shkuar, apo 5.8 milionë në 2019-ën.

Në këtë rritje, vendi ka shënuar edhe një sukses tjetër, atë të tërheqjes së grupeve të veçanta të turistëve. Anglezët kanë ardhur të shumtë këtë vit, madje në numra dyfish më të lartë se në 2021-in, apo gati 100 mijë turistë.

Por grupi që ka pasur një shpërthim të vërtetë, janë spanjollët. Sipas INSTAT, vizitorët iberikë janë rritur me 3.8 herë gjatë këtij viti.

Këtë vit, vjeshta ka regjistruar shifra shumë të mira turistësh. Sipas ekspertit Ozuni, kjo vjen si kombinim i disa faktorëve si klima, pozicioni gjeografik dhe çmimet.

Një pjesë e tureve drejt Shqipërisë janë pikënisje edhe për të vizituar vendet e tjera të rajonit. Shumë programe i dedikohen zonave rurale të veriut të vendit, ndërsa gjithmonë e më të shumtë preferojnë edhe Tiranën si një destinacione më vete për shopping dhe jetën e natës.