Dëmtimet te Brazili, mësohet sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Publikuar më: 25/11/2022, ora 17:22
neymarr 1055x720

Dëmtimet te Brazili, mësohet sa do të mungojnë Neymar e Danilo

Publikuar më: 25/11/2022, ora 17:22

Nëntë ndërhyrjet e parregullta, të cilat janë një rekord në Kupën e Botës dhe lëndimi në kavilje kanë bërë që Neymar të humbasë dy ndeshjet e grupit në Katar 2022.

Stafi mjekësor i Brazilit konfirmoi se ylli i skuadrës pësoi ndrydhje në kaviljen e djathtë dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë kundër Zvicrës dhe Kamerunit.

Dëmtim të ngjashëm ka edhe mbrojtësi Danilo, me lojtarin e Juventusit që gjithashtu humbet ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve. Stafi i Brazilit njoftoi se Neymar nisi fizeoterapinë dhe do të jetë në fushë nëse “selesao” do të kualifikohet në 1/8 e turneut.