Detaje nga operacioni antidrogë: U sekuestruan 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro

Publikuar më: 25/11/2022, ora 11:11

Detaje nga operacioni antidrogë: U sekuestruan 430 kg kokainë me vlerë 40 milionë euro

Publikuar më: 25/11/2022, ora 11:11

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka dhënë detaje në lidhje me operacionin antidrogë ku u zbulua laboratori i kokainës në Fier. Në një  deklaratë për mediat, SPAK bën të ditur se janë sekuestruar 430 kg lëndë narkotike kokainë me vlerë 40 milionë euro.

Gjatë operacionit, janë sekuestruar edhe 15.910 euro, 3 kallashnikovë, 3 pistoleta, 108 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 18 telefona, 5 automjete, 2 laptopë, 2 armë gjahu dhe 20 paleta me 24 tonë pleh artificial.

Hetimi nisi pas informacioneve se një ngarkesë e dyshimtë me pleh organik artificial e cila ishte ngarkuar në një kontejner, do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes portit të Pireut në Greqi me destinacion portin Bar të Malit të Zi dhe do t’i dorëzohej një shtetasi nga Shqipëria.

Ndërkohë gjykata ka nisur hetimet për 11 persona dhe kontrollin e 14 ambienteve në qytetet të ndryshme të Shqipërisë në Tiranë, Lushnjë dhe Fier. Sipas SPAK, 10 persona janë arrestuar.

Të arrestuarit:

Viktor Cervanaku

Zenel Cervanaku

Denilson Cervanaku

Enxhi Ferhati

Nikolin Gjolena

Klajdi Vrioni (Kodra)

Julian Malaj

Redion Meshi

Bledar Matoshi

Marildo Rona