“Dita jonë” kujton Petro Markon, shkrimtarin e dashurisë dhe humanizmit

Publikuar më: 25/11/2022, ora 07:34

“Dita jonë” kujton Petro Markon, shkrimtarin e dashurisë dhe humanizmit

Publikuar më: 25/11/2022, ora 07:34

Petro Marko i takon brezit të shkrimtarëve të letërsisë realiste e sociale, të viteve ’30. Ai së bashku me Migjenin, Nonda Bulkën, Fan Nolin, Lasgush Poradecin, Gjergj Fishtën, Asdrenin e shumë  të tjerë, vunë themelet e letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Petro Marko ishte shkrimtar shumë i dashur dhe i lexuar jo vetëm në Shqipëri, por kudo në trojet shqiptare. Faqet më të fuqishme të prozës së Petro Markos reflektojnë triumfin e dashurisë dhe të humanizmit njerëzor. Nuk ka shembull në letërsinë shqiptare, ku të jetë gërshetuar dhe njehsuar aq shumë mes vetes, njeriu dhe shkrimtari.

Te vepra e tij rrezaton bindja dhe besimi i lindur për dashurinë dhe humanizmin njerëzor, ndonëse gjatë jetës ishte ndër personalitetet më të persekutuara dhe më të munduara.

Në vitin 2000, e shoqja Safo me të bijën Amantia, botuan “Retë dhe gurët – Intervistë me vetveten”, librin autobiografik, ku Petro Marko i moshuar, merr në pyetje djaloshin Petro Marko, libër ky që i kishte mbetur dorëshkrim dhe kishte dëshirë ta botonte