“E humba ndikimin te Putin”, Merkel: Nuk do ta kisha ndalur dot luftën

Publikuar më: 25/11/2022, ora 12:58

“E humba ndikimin te Putin”, Merkel: Nuk do ta kisha ndalur dot luftën

Publikuar më: 25/11/2022, ora 12:58

Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka mbrojtur politikën e saj ndaj Rusisë para nisjes së luftës në Ukrainë, duke thënë se nuk kishte më fuqinë për të ndikuar Vladimir Putin. Në një intervistë për Spigel, ajo shpjegon se ishte përpjekur të organizonte bisedime europiane me presidentin rus, dhe atë francez Emanuel Macron në verën vitit 2021.

“Por nuk e kisha fuqinë për të ndikuar. Të gjithë e dinin, që në vjeshtë do të ikja”, tha Merkel.

Pas 4 mandatesh si kancelare, Merkel la detyrën në muajin dhjetor. Ajo zhvilloi edhe një vizitë të fundit në Moskë në gusht të 2021-shit dhe siç rrëfen për revistën gjermane, ndjesia ishte shumë e qartë. 

“Në termat e pushtetit politik, isha e mbaruar”, tha ajo.

Ish-kancelarja shton se për Putinin vlente vetëm pushteti. Një tregues i rëndësishëm sipas Merkelit, ishte fakti se në takimin e tyre të fundit, Putin kishte marrë me vete edhe ministrin e Jashtëm Lavrov, ndërsa në të kaluarën ishin takuar kokë më kokë.

Pas nisjes së luftës ruse në Ukrainë, e paraprirë nga një grumbullim masiv i trupave ushtarakë në kufi, shumë pretenduan se Merkel dhe liderë të tjerë të BE-së duhet të kishin pasur një qasje më të fortë ndaj Kremlinit.

Një ekspert i politikës së jashtme në partinë e saj social demokrate, Roderich Kieseëetter, është mes atyre që thonë se Merkel e dinte që Putin po përpiqej të ndante dhe të dobësonte Europën, por besonte se pushteti i butë ishte qasja e duhur. Sipas tij, Gjermania kishte qenë shumë e varur ndaj gazit rus për të vepruar ndryshe.