E premtja e zezë, sporti i huazuar i gjuetisë së uljeve po kthehet në modë edhe në Shqipëri

Publikuar më: 25/11/2022, ora 19:47

E premtja e zezë, sporti i huazuar i gjuetisë së uljeve po kthehet në modë edhe në Shqipëri

Publikuar më: 25/11/2022, ora 19:47

Sporti i huazuar i gjuetisë së uljeve të çmimeve, pagëzuar si “E premtja e Zezë” po bëhet pjesë edhe e realitetit shqiptar.

Çdo vit e më shumë sipërmarrjet në vend po përpiqen të joshin konsumatorët që të hapin kuletat e tyre.

“Me kalimin e viteve shohim që “Black Friday” po afrohet më shumë me njerëzit. Janë ditët që njerëzit i presin më shumë. Këtë vit për “Black Friday” po ka më shumë uljes e më herët. Ka pasur shumë kërkesa”, u shpreh Armela Hazizi.

Kryesisht në faqet e internetit e rrjetet sociale, por edhe në xhamat e dyqaneve apo hapësirat për promocion, kryesisht rrugën e Kavajës apo atë “Myslym Shyri”, gjen që nga syzet, telefonat, veshjet apo ushqimet me ulje nga 20 deri në 80 për qind.

“Ne i nisim përgatitjet pak më përpara me qëllim që të përballojmë shitjet për “Black Friday”. Zakonisht përzgjedhim produktet të cilat konsumatorët ose klientët janë të interesuar më shumë. Aktualisht kemi 1 mijë e 200 produkte me ulje për “Black Friday”, tha Kejsi Hyka.

Si një ditë tanimë e shënuar në kalendarin e blerjeve edhe të shqiptarëve, “E premtja e Zezë” po shndërrohet në një motiv që çon të ardhura të kënaqshme në xhepat e bizneseve shqiptare.

Një pjesë e mirë njerëzve shpesh kryejnë blerje qoftë edhe vetëm për hir të uljeve.

Duke importuar edhe arsyen se pse kryhen blerjet kryesore, edhe në Shqipëri, pjesa më e madhe e tyre bëhet për festat e fundvitit.

Origjina e “Black Friday” e përshtatur në shqip, “E premtja e Zezë” daton më shumë se një shekull e gjysmë më parë në  Filadelfia, në vitin e largët 1869 kur investitorët Jay Gould dhe Jim Fisk rritën çmimet e arit dhe shkaktuan një kaos në treg.