“Holanda po bën Italinë në Botëror”

Publikuar më: 25/11/2022, ora 22:29

“Holanda po bën Italinë në Botëror”

Publikuar më: 25/11/2022, ora 22:29

Hair Zeqiri dhe Tefik Osmani ishin kritikë ndaj Holandës për ndeshjen e radhës të zhvilluar përballë Ekuadorit.

Për Osmanin, skema e zgjedhur nga trajneri Van Gaal nuk i përshtatet këtij ekipi.

“Pamë një fillim loje të mirë, por na ka habitur Ekuadori. Por në futboll ka dhe llogari. Tashmë ka nisur dhe ndeshje shumë të bukura. E thashë që Holanda do të ketë ndeshje të vështirë me Ekuadorin. Skema 3-5-2 nuk i përshtatet kësaj Holande”, tha Osmani.

Ndërkohë që Zeqiri e gjeti fajin tek reparti i sulmit të Holandës, i cili sipas tij nuk tërhiqte si duhet.

“Ekuadori e dominoi ndeshjen, Holanda e ngadaltë, pa ide, pa ritëm. Kjo skemë e Van Gaal më duket se nuk ka funksionuar. Repartet në Holandë ishin të ndara, sulmi nuk tërhiqte. Sulmi nuk e merrte ekipin para. Vetëm Van Dijk ishte në formën e duhur”, u shpreh Zeqiri.