Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Holandë apatike, me laps e letër drejt turit të radhës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 19:00 | Futboll

Holanda është praktikisht e kualifikuar më tej teksa barazoi 1-1 Ekuadorin në ndeshjen e dytë të grupit.

Gjithçka u zhbllokua në minutën e 6, kur talenti Gapko lëshoi një goditje fantastike nga distance dhe kaloi holandezët në  avantazh.

Nga ana tjetër, Ekuadori gjeti golin e baraspeshës me Estupinian, por gjyqtari anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje.

Në pjesën e dytë amerikano-jugorët rritën presionin dhe shënuan me kapitenin e skuadrës Ener Valencia që rihapi llogarit.

Në minutën e 60, vetëm traversa i mohoi golin e dytë Ekuadorit .Në minutat e mbetura , ritmi i lojës ra disi dhe rezultati nuk ndryshoi deri në fund.

A2 CNN Livestream

Dita jonë