Mbështetja që vjen nga tribuna për Amerikën ndaj Anglisë

Publikuar më: 25/11/2022, ora 18:09

Mbështetja që vjen nga tribuna për Amerikën ndaj Anglisë

Publikuar më: 25/11/2022, ora 18:09

Ndeshja e fundit e kësaj të premteje në Katar do të jetë Angli-SHBA, e cila pritet me interes të madh pas triumfit me 6 gola që “3 Luanët” morën ndaj Iranit në ndeshjen e parë. Në anën tjetër, Kombëtarja amerikane vjen në këtë takim pas barazimit 1-1 ndaj Uellsit dhe do të kërkojë të marrë patjetër pikë nga kjo sfidë.

Futbollistët amerikanë në këtë sfidë mjaft të rëndësishme për ta pritet të kenë një mbështetje të madhe nga tribunat e stadiumit në Duha, ku do të ndiqen nga afër nga partneret e tyre.

Nga modelet te ish-nxitësja e tifozëve, spektakli pritet të jetë i sigurt në këtë takim, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në tribunat e “Al Bayt”.