Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Qiellgërvishtësi më i hollë në botë ka përfunduar, është spektakolar nga jashtë dhe brenda

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2022, 14:24 | Lifestyle

Studioja arkitekturore Sofield, me bazë në Nju-Jork, ka zbuluar së fundmi ambientet e brendshme të rrokaqiellit Steinway. Ndërtesa 435 metra e lartë dhe me pamje nga Central Park, Manhatan, është cilësuar si qiellgërvishtësi më i hollë në botë.  

Godina 91-katëshe, e njohur gjithashtu si 111 West 57th Street, përmban 46 rezidenca dhe disa duplekse. Fotot e publikuara këtë muaj nga projektuesit shfaqin dizajnet e brendshme, ku mbizotëron guri gëlqeror, mermeri, çeliku dhe druri i lisit. Sigurisht, nuk mugojnë as detajet artistike, pasi në shumë nga korridoret e ndërtesës, janë ekspozuar vepra origjinale nga Picasso dhe Matisse. Luksit të këtij qiellgërvishtësi nuk mund t'i mungonte një pishinë e brendshme e rrethuar nga palmat, si dhe një restorant i zbukuruar me ornamente ari dhe argjendi.

Sipas projektuesve, ambientet e brendshme të Kullës Steinway ishin ideuar për të evokuar madhështinë e epokës së fundshekullit të 19-të në Nju-Jork, periudhë kjo kur në bulevardet e vendit nisën të ndërtoheshin pallate madhështore. Qiellgërvishtësi ndodhet në një rrugë në Midtown, e mbushur me kulla të shndritshme, që njihet si "Rreshti i Miliarderëve".

"Ne të gjithë kemi qenë në vende shumë luksoze, por unë doja të krijoja një ndërtesë që nuk mund të ishte askund tjetër në botë. E di se njerëzit që do vijnë këtu mund të kenë shtëpi të shumta. Por doja të krijoja një përvojë shumë të veçantë që mund të përjetohej vetëm në Nju-Jork."

Themeluesi i Studio Sofield, William Sofield

Steinway është edhe një prej kullave më të larta në hemisferën perëndimore (435 metra), duke u renditur pas One World Trade Center, që është 541 metra e lartë dhe Kullës “Central Park”, që është 472 metra. Rrokaqiejt super të hollë, të njohur gjithashtu si "kulla-laps", u përhapën në Hong-Kong në vitet 1970. Që atëherë, qytetet e mëdha si Nju-Jorku kanë ndjekur këtë shembull. Rezidencat në këtë rrokaqiell variojnë me çmime nga 7.75 milionë dollarë deri në 66 milionë dollarë.

https://a2news.com/2022/04/08/ne-qiellgervishtesin-me-te-holle-ne-bote-ku-nje-garsoniere-kushton-775-milione-dollare/

A2 CNN Livestream

Dita jonë