A mund t’i shkojë Argjentina deri në fund Botërorit? Opinioni i Osmanit dhe Zeqirit

Publikuar më: 26/11/2022, ora 22:21

A mund t’i shkojë Argjentina deri në fund Botërorit? Opinioni i Osmanit dhe Zeqirit

Publikuar më: 26/11/2022, ora 22:21

Tefik Osmani dhe Hair Zeqiri nuk e shohin si pretendente Argjentinën për të ngritur trofeun e kupës së botës, ndonëse fituan me rezultatin e pastër ndeshjen e dytë përballë Meksikës.

Sipas Osmanit, Argjentina nuk po tregon kualitet ndërkohë që pavarësisht fitores, ish-lojtari i Kombëtares mendon se ajo ishte shumë e vuajtur.

“Edhe pse vuajtën dhe nuk bënë një pjesë të parë jo të mirë, Argjentina në pjesën e dytë me një lojtarë si Messi arriti të shënonte nga jashtë zonës duke marrë 3 pikë që iu nevojiteshin. Ende nuk është një Argjentinë që mund ta fusim në listën e pretendentëve”, tha Osmani.

Ndërkohë, që në të njëjtin mendim ishte dhe Zeqiri, i cili shton se në këto dy ndeshje, Messi nuk ka arritur ta marrë ekipin për dore.

“Në momentin kur e quajtëm favorite Argjentinën, kishim parasysh kredencialet e saj. Kishte 36 ndeshje pa humbje, renditej pas Brazilit. Kishim filluar të kuptonim që kishin ide loje, që kishin një Messi që mund ta merrte ekipin prej dore. Por tjetër gjë kemi parë në këto dy ndeshje edhe pse fitoi”, u shpreh Zeqiri.