Aksident në Memaliaj, kalimtarja përplaset nga makina

Publikuar më: 26/11/2022, ora 18:14
aksident nate peqin 1203x720

Aksident në Memaliaj, kalimtarja përplaset nga makina

Publikuar më: 26/11/2022, ora 18:14

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Memaliaj, ku një grua ka mbetur e plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.

Ngjarja u regjistrua në aksin nacional Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Krahës”, ku shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Toç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, aksidentoi shtetasen E. K., 37 vjeçe, e cila u transportua për në spitalin e Gjirokastrës, për të marrë ndihmën mjekësore.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua nga shërbimet e policisë, për kryerjen veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.