Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Arabia nuk befason më, Polonia merr tri pikët

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 16:11 | Futboll

Polonia mori një fitore të rëndësishme përballë Arabisë Saudite teksa triumfoi 2-0 në ndeshjen e dytë të grupi. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 40 kur Zielinski kaloi në avantazh polakët, pas një pasimi perfekt nga Robert Lewandowski.

Nga ana tjetër Arabia saudite kishte mundësinë e artë për të barazuar  kur Al Shehri u pengua në zonë dhe arbitri pas konsulencës dhe sistemin VAR, drejtoi gishtin nga penalltia. Mirëpo aty gardiani I Juevntusit Sczeczny tregoi aftësitë e tij dhe I kuptoi anën Al Dawsarit.

Në pjesën e dytë, polakët u zgjuan dhe kishin dy mundësi të mira me Lewandowskin dhe Milik por në dy raste festa u ndal nga shtylla. Megjithatë asgjë nuk kishte mbaruar. Një gabim në mbrojtje i arabëve bëri që ylli polak, Robert Lewandoswki të dyfishonte shifrat për kombëtaren polake dhe të shënonte golin e tij të parë në një Botëror. Në pjesën e mbetur, ritmi ra disi dhe rezultati mbeti po i njëjtë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani