Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohen dy policë, grabitën dy qytetarë te Liqeni

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 10:34 | Aktualitet
Arrestohen dy policë, grabitën dy qytetarë te Liqeni

Një efektiv i patrullës së përgjithshme dhe një polic bashkiak janë vënë në pranga në Tiranë, pasi dyshohet se iu kanë marrë një sasi parash me dhunë dy personave.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me specialistët e Drejtorisë Rajonale të AMP-së, ndaluan shtetasit:

  • Sajmit Muzikanti, 39 vjeç, me detyrë punonjës i Policisë Bashkiake dhe Serxho Cani, 22 vjeç, me detyrë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1, të dy shtetasit banues në Tiranë.

Këta shtetas dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i kanë marrë me forcë, një shumë parash, shtetasve F. V., dhe F. D., në zonën e liqenit artificial, të cilët kanë depozituar kallëzim në Komisariat.

Pas punës hetimore të kryer është bërë e mundur dhe zbardhja e ngjarjes dhe vënia në pranga e 2 shtetasve të mësipërm".

A2 CNN Livestream

Dita jonë