Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Franca ekipi i parë që kualifikohet në raundin tjetër, Mbappe fenomen

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2022, 18:59 | Futboll

Franca është kombëtarja e parë që siguron kualifikimin më tej teksa fitoi 2-1 me Danimarkën në ndeshjen e dytë të grupit.

‘Gjelat’ që në fillim u panë më kërkues ndonëse rastet më të pastra u regjistruan në pjesën e dytë.  Në minutën e 60, Griezman kishte shansin e artë të shënonte, por goditja e tij shkoi jashtë katërkëndëshit.

Megjithatë rezultati u zhbllokua vetëm pak më vonë kur një kombinim i shkëlqyer mes Theo Hernandez dhe Kilian Mbappe bëri që  francezet të kalonin në avantazh.

Nga ana tjetër danezët u hodhën të gjithë në sulm për të  barazuar shifrat derisa gjetën golin me Kristensen.  Por spektakli nuk mbaroi me kaq.

Ishte sërish ylli francez, Kilian Mbappe që pas një harkimi në zonë tundi rrjetën daneze dhe blindoi kualifikimin më tej.  Pas këtij triumfi, Franca është në vendin e parë ne 6 pikë, 3 më shumë se Australia ndërsa zbehen shpresat për Danimarkën dhe Tunizinë që mbeten të fundit me 1 pikë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë