Ecuria e Francës në këtë Botëror është vlerësuar nga Hair Zeqiri dhe Tefik Osmani.
Sipas tyre, një ekip i tillë tregoi që di të vuajë dhe që ka personalitete si Mbappe që mund ta çojnë përpara.
“Më ka pëlqyer Franca. Prodhoi lojë, por në momente të veçanta dhe vuajti dhe një moment që do të fitojë duhet dhe të vuajë”, tha Osmani.
“Ekipet si Franca bazohen tek individualitet, janë ata që bëjnë diferencë. Janë ata që cojnë ekipin përpara dhe japin fitoren, si në rastin e Mbappe. Ai i dha moralin ekipit për ta çuar në fitore”, u shpreh Zeqiri. (A2 Televizion)