Makina përplaset me autobusin urban në Tiranë, plagoset drejtuesja

Publikuar më: 26/11/2022, ora 21:15
Policia tirane naten Plagosja pallati Agimi frame 1148 1 1024x576

Makina përplaset me autobusin urban në Tiranë, plagoset drejtuesja

Publikuar më: 26/11/2022, ora 21:15

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Tiranë, ku një makinë është përplasur me autobusin e linjës Kombinat-Kinostudio.

Përplasja raportohet të ketë qenë e fortë dhe për pasojë drejtuesja e mjetit ka mbetur e lënduar.

Shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërkohë që policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e tij.