Sekuestrohet pasuri me vlerë 200 mijë euro në Pogradec

Publikuar më: 26/11/2022, ora 15:29
Sekuestrohet pasuri me vlere 200 mije euro ne Pogradec 1280x720

Sekuestrohet pasuri me vlerë 200 mijë euro në Pogradec

Publikuar më: 26/11/2022, ora 15:29

Gjykata e Pogradecit ka vendosur sekuestrimin e një pasurie me vlerë 200 mijë euro, që sipas autoriteteve është përftuar në mënyrë të paligjshme. Shuma në fjalë u përkiste dy shtetasve, Armand Lice, 47 vjeç dhe Bledar Alinj, 46 vjeç.

Sipas policisë dhe prokurorisë lokale, këta 2 shtetas janë në hetim, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet një kontrate të falsifikuar, kanë përfituar banesën e një shtetasi tjetër, në lagjen nr. 3, Pogradec, banesë me sipërfaqe rreth 300 m² dhe me vlerë rreth 200 000 euro.

Hetimi për rastin mësohet se ka nisur në vitin 2018. Të dy shtetasit mësohet se i kanë dhënë para me fajde një qytetari nga Pogradeci dhe kur ky i fundit nuk ka mundur të shlyejë shumën e marrë, dy personat kanë falsifikuar një kontratë sipas të cilët shtëpia e borxhliut kalonte në emër të tyre.

“Vijon puna për gjurmimin, konstatimin dhe sekuestrimin e aseteve të tjera që mund të jenë përfituar në mënyrë të kundërligjshme nga shtetasit në hetim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme”, tha policia.