“Finlanda duhet të ishte anëtarësuar në NATO”

Publikuar më: 27/11/2022, ora 19:35
https   cdn.cnn .com cnnnext dam assets 220822101735 sanna marin 0819

“Finlanda duhet të ishte anëtarësuar në NATO”

Publikuar më: 27/11/2022, ora 19:35

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, deklaroi të dielën se procesi i ratifikimit për hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO duhet të kishte përfunduar deri tani.

“Procesi po zgjat më shumë nga sa do të donim. Ne duhet të ishim pranuar deri tani dhe procesi i ratifikimit duhet të kishte përfunduar”, tha Marin në një intervistë me radion publike finlandeze.=

Zgjerimi tashmë është ratifikuar nga 28 vende, nga 30 anëtare të aleancës, por që kjo të jetë efektive duhet ta bëjë edhe Hungaria, parlamenti i së cilës do ta votojë këtë çështje në fillim të vitit të ardhshëm, dhe Turqia, e cila kërkon dy kandidatët dhe veçanërisht Suedinë, që të rrisë bashkëpunimin në luftën kundër disidentëve politikë.

Marin theksoi se pavarësisht vonesave, siguria e finlandezëve nuk është në rrezik dhe theksoi rëndësinë që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen aleancës në të njëjtën kohë.